Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Ka mjaftuar në zënkë brenda familjes, që djali 15-vjeçar të plagosë me thikë nënën e tij në banesën e tyre në lagjen "11 Nëntori" të qytetit, pas një konflikti, shkaqet e të cilit nuk bëhen ende të ditura.
Gruaja 40-vjeçare ka marrë 2 goditje me thikë nga i biri, një në shpatull dhe një në bark.
E plagosura Vjollca Kumria është dërguar menjëherë në spialin e qytetit të Elbasanit, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punohet për zbardhjen rrethanave të ngjarjes. Ndërkaq, policia ka arrestuar 15-vjeçarin Daniel Kumria.