Instituti Italian i Kulturës, aktivitete në kuadër të javës së gjuhës italiane

2015-08-21 16

Gjuha italiane është një nga gjuhët më të përdorura në vendin tonë, për këtë arsye Instituti Italian i Kulturës i ka kushtuar një ditë tërësisht me aktivitete në kuadër të javës së gjuhës italiane në botë dhe ditës ndërkombëtare të bibliotekave.

Nën moton "Kërkim-Zbulim- Inovacion" Italia e Dijes sjellë nën kujdesin e Presidentit të Republikës Italiane, Giorgio Napolitano u shfaqën programe të detajuara për të gjitha moshat, nga ekspozimi i punimeve për fëmijët e vegjël e deri tek ndarja e certifikatave "Celi", të cilat i shpërnadu Ambasadori Italian Massimo Gaiani.

Drejtorsha e Institutit Italian të Kulturës Fulvia Veneciani shprehet për mikrofonin e A1 Report rreth eventeve të ditës:

"Kemi organizuar një ditë me dyer të hapura ashtu si edhe çdo vit, por këtë vit e kemi bërë në ditën ndërkombëtare të bibliotekave, pasi prej kohësh kemi një bibliotekë të re, të cilën donim ta inauguronim".

Ndërkohë Ambasadori Gainai gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë e mësimit të gjuhëve të huaja por edhe të italishtes si një gjuhë të përdorur në vendin tonë.