Lampeduza nxirren trupat e 111 të mbyturve, dyshohet se janë 300

2015-08-21 1

Numri i të vdekurve në tragjedinë e Lampeduzës vazhdon të rritet. Mendohet se numri i tyre ka arritur në 300 të mbytur.

Gjithçka nisi të enjten rreth orës 5 të mëngjesit, pasi dy anije me 460 persona në bord u shoqëruan nga Guardia Costiera në breg. Por asnjë nuk e dinte se kishte dhe një anije tjetër me amigrantë.

Emigrantët donin të sinjalizonin pozicionin e tyre duke djegur një batanije, por brenda pak minutash flakët e përpinë anijen me 500 somalezë dhe eritreianë në bord. Disa arritën të hidheshin në det. Disa u mbytën.

Numri i të vdekurve ka arritur në 110. Shumë të tjerë që ndodhen ende në anijen e mbytur në një thellësi prej të paktën 50 metrash dhe trupat e tyre po nxirren nga zhytësit.

Free Traffic Exchange