Djegia e mbeturinave në Elbasan ambientalistët japin alarmin

2015-08-21 1

Ndotja e qytetit të Elbasanit nga mbetjet urbane vazhdon të mbetet një problem shqetësues. Fusha e grumbullimit të mbetjeve ndodhet afër zonave të banuara, kur ligji e përcaktoon jo më afër se 5 km. Problem janë edhe flakët që vihen mbeturinave, duke shkaktuar një ndotje të madhe ekologjike dhe kancerogjene. Banorët që jetojnë pranë pikës së grumbullimit pohojnë se, ndjehen mjaft të rrezikuar për shëndetin e tyre.

Por frika më e madhe e banorëve janë fëmijët, pasi çdo ditë që kalon, thithin ajër më të ndotur. Për këtë ata kërkojnë ngritjen e një landfilli për përpunimin e tyre, por që s'është ndërtuar asnjëherë për mungesë fondesh. Ahmet Mehmeti, kreu i Klubit Ekologjik në Elbasan, shprehet se ata janë një burim i madh sëmundjesh, ndaj duhet të merren masa.