Trafiku i naftës, zbulohet dëmi 4 mln $ ndaj shtetit

2015-08-21 8

TIRANE - Goditet hedhja në treg e 4 milionë dollarë naftë kontrabandë, në pronësi të kompanisë së Tonin Uldedaj, vëllai i ish-deputetit të PD-së në Shkodër, Gjok Uldedaj. Aksioni është zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, e drejtuar nga Elisa Spiropali, duke zbuluar hedhjen e paligjshme në treg të 4400 tonë naftë. Burime zyrtare nga Drejtoria e Doganave kanë bërë të ditur se, është pezulluar menjëherë edhe drejtori i doganës së Lezhës. "Strukturat e Specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganës, në datën 2 tetor 2013, në Degën e Doganës Lezhë, kanë zbuluar hedhjen për konsum në mënyrë të paligjshme nga kompania ADA Petrol të 4400 tonë karburant gasoil", kanë bërë të ditur burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Kjo kompani rezulton të jetë në pronësi të vëllait të ish-deputetit të PD-së në Shkodër, Gjok Uldedajt, aktualisht këshillatar i PD-së në Bashkinë e Lezhës. Gjithashtu ai ka qenë kreu i Dhomës së Tregtisë. Burime për A1 Report dhe Shqiptarja.com, nga Drejtoria e Doganave kanë bërë të ditur se prej 9 muajsh në këtë kompani nuk kishte ushtruar asnjë kontroll nga punonjësit.(a.ç/shqiptarja.com)

Free Traffic Exchange