Opinioni intelektual në Maqedoni është tronditur nga deklarata e Subrata Rojit, i cili në prani të kreut shtetëror porositi se qeveria duhet ta caktojë me ligj planifikimin familjar, përkatësisht se sa fëmijë duhet të ketë një familje. Ndërsa familjet që nuk do e respektojnë ligjin, si dënim, të humbin të drejtën e votës dhe gjitha përfitimet e tjera.
"Të merret e drejta e votës apo e drejta e amësisë sepse dikush nuk respekton parimet e familjes ideale? E kush i thotë ato parime? Cilat janë elementet e familjes ideale? Ajo që për dikë është ideale, për tjetrin ndoshta është krejtësisht e kundërt", tha Tatjana Stojanovska Ivanova, sociologe.
"Këto deklarata nuk i takojnë shekullit 21. Maqedonia është drejtuar në një rrugë tjetër dhe kushdo që vjen në Maqedoni, para se të flasë gjepura të tilla, duhet ta ketë parasysh edhe kontekstin tradicional dhe kulturor", tha Petrit Saraçini, aktivist.
Deklaratën e biznesmenit kontrovers Subrata Roj, opinioni intelektual e cilësoi si fyerje për inteligjencën e qytetarëve të Maqedonisë.
"Të porositen marrëdhënie më të shpeshta seksuale dhe se popullata e varfër duhet më shpesh të bëjë marrëdhënie seksuale, mendoj se kjo nuk është në pajtim me asnjë politikë demografike. Nëse ua rekomandoni këtë, ju duhet t'u siguroni mekanizma mbrojtëse, pasi ata tashmë jetojnë në prag të varfërisë", u shpreh Tatjana Stojanovska Ivanova, sociologe.
"Kjo deklaratë është ngacmim ndaj opinionit që të shihet se si opinioni do të reagojë. Nëse kjo kalon ashtu siç po kalon, atëherë mos të çuditemi kur të na ndodhin gjëra edhe më të çuditshme se deklaratat e Subratës", deklaroi Petrit Saraçini, aktivist.
Si Ivanova ashtu edhe Saraçini pajtohen se deklarata e tillë nxitë revoltë intelektuale dhe nuk mundet të lihet në heshtje, aq më tepër, kur ajo bëhet para tërë kreut shtetëror dhe në një eveniment zyrtarë. Natasha Stojanovska