Familja Jackson humb gjyqin kundër AEG

2015-08-21 1

Familja Jackson ka humbur gjyqin kundër promovuesit të turit të fundit të Michael Jackson.

Pas pesë muajsh debatesh, trupi juria vendosi që promovuesi i koncerteve të turit të parealizuar "This is It", AEG, kanë punësuar Conrad Murray si mjek personal të këngëtarit, por që ky i fundit nuk ishte inkompetent për të ushtruar profesionin.


Ka qenë mamaja dhe tre fëmijët e Michael ata që hodhën në gjyq AEG me motivacionin se ishte pikërisht kjo kompani ajo e cila e punësoi Murray-n si doktor të Michael, pra ata ishin bashkëfajtor në vdekjen e këngëtarit.
Nëse juria do të vendoste se AEG ishte fajtore, atëhere këta të fundit do t'i paguanin secilit prej tre fëmijëve të Michael Jackson nga 85 milionë dollarë dhe 35 milionë për të ëmën e tij, plus 1.5 miliardë dollar si humbje ekonomike.

Free Traffic Exchange