Për aktoren e njohur Margarita Xhepa ndarja nga jeta e Drita Pelinkut është një humbje dhe dhimbje e madhe.
"Me Dritën më lidhin kujtime të paharruara. Kemi një jetë të gjatë në teatër. Nga brezi i vjetër jam pak më e reja dhe i kam të gjalla kujtimet. Drita ishte pioniere që bashkë me aktorë të tjerë krijuan teatrin. Ne jemi brezi që nuk erdhëm në Teatër për të marrë një rrogë, por për pasionin karshi teatrit. "- kujton aktorja e njohur Margarita Xhepa në një bisedë në studion e A1 Report me gazetarin Andi Kapxhiu.