Blair: Këtu për Shqipërinë ndryshe,Rama: Vjen vullnetar

2015-08-21 0

Ish-kryeministri i Britanisë ndodhet sot në Tiranë për të ndihmuar qeverinë e kryeministrit Rama për të ndryshuar Shqipërinë për ti dhënë vizionin e së ardhmes. Blair u shpreh mjaft optimist sa i takon programit të qeverisë Rama për t'a çuar Shqipërinë drejt një së ardhmes.

Ai mori pjesë në mbledhjen e qeverisë që kryeministri Rama thirri sot paradite dhe më pas në orën 10: 15 minuta zhvilluan konferencën e përbashkët shtypi.

Kryeministri Rama tha se me Blair e përfaqësues të Bankës Botërore ishte folur për procesin inovativ që synon të orientojë qeverisjen nga rezultatet dhe ishin përcaktuar prioritetet afatmesme e afatgjata të qeverisë. Nga ana e tij ish kryeministri Blair u shpreh mjaft optimist sa i takon programit të qeverisë Rama për t'a çuar Shqipërinë drejt një së ardhmes. Ai u shpreh optimist se së bashku me bashkëpunimin me Bankën Botërore dhe donatorëve objektivat e qeverisë Rama për një Shqipëri ndryshe do të realizohen.

Free Traffic Exchange