TIRANË - Kryeministri Edi Rama rreth orës 19:00 ka pritur në një takim ambasadorët e akredituar në Tiranë. Takimi është zhvilluar në ambientet e kryeministrisë, duke përuruar sot edhe rikonstruksionin e sallës së konferencave, punime të realizuara vetëm brenda pak ditësh. Rama fillimisht ka bërë një kronologji të marrëdhënieve të Shqipërisë post-komuniste me jashtë, duke kujtuar edhe vitin '97, edhe kancelarin austriak Vranicki për të gjetur fijet e humbura të arsyes apo të kryeministrin italian Prodi, për t'i dhënë rrugë programit të ndihmës italiane apo Sekretaren amerikane Klinton, që përshëndeti popullin shqiptar në 100-vjetorin e pavarësisë dhe shumë udhëheqës të vendeve të mëdha e të vogla.