Totozani: Do punojmë me Qeverinë por jo në kurriz të qytetarëve

2015-08-21 0

TIRANE - "Avokati i Popullit" ka prezantuar sot, Planin Strategjik të institucionit për dy vitet në vazhdim, 2013-2015. Për shkak të rolit të tij tepër aktiv, detyrave të vështira që merr përsipët, sfidave dhe ambicieve, ky institucion ka hyrë në vëmendjen e drejtuesve më të lartë të shtetit e veçanërisht, të organizmave ndërkombëtare.

Totozani ka deklaruar se do të bashkëpunojë ngushtë me Qeverinë, por jo në kurriz të qytetarëve. "Ne e konsiderojmë si pikë të fortë, bërjen e një oponence qytetare,"- tha ai, -" është e rëndësishme të bashkëpunojmë me administratën, të pranojmë si të mirat, ashtu edhe difektet e saj, por e theksoj,se bashkëpunimi me institucionet shtetërore nuk do bëhet në kurriz të qytetarëve."

Prezantimi i Planit nga kreu i AP-së, Igli Totozani, nisi në praninë e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta; Ambasadorit të SHBA-së, Aleksandër Arvizu; Ambasadorit të i BE, Ettore Sequi dhe shumë përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë, të shoqërisë civile, mediave,etj.

Totozani, ndërmjet të tjerave, tha: "AP ka detyrë kryesore të parandalojë përdorimin pervers të ligjit dhe të ndalojë abuzimin me qytetarët e tij. Së treti, të ndihmojë në nxitjen dhe konsolidimin e një kulture demokratike, që kërkon shumë vite.

Një sfidë tjetër është që të punojë me veten sipas parametrave të komuniteti europian, i udhëhequr nga transoarenca, proaktiv, jodiskriminues. Ky institucion i demokracisë i shpikur 200 vjet më parë duhet të veprojë edhe në kulturën shqiptare.