Peleshi: Do të rishikohen të gjitha kontratat që nëpërkëmbin shqiptarët

2015-08-21 0

TIRANE - Zv/kryeminsitri Niko Peleshi deklaron se do të rishikohen të gjithë koncensionet që nëpërkëmbin interesin publik të shqiptarëve.

"Pa cënuar marrëdhënien e besimin e investitorëve vendas do të rishikojmë të gjithë kontaratat që nëpërkëmbin interesin publik të shqiptarëve. Qeveria do të japë një frymë të re bashkëpunimit me biznesin, do të tregojmë integritet në raport me biznesin për të gjithë cështjet që e shqetësojnë. Do inkurajojmë biznesin e huaj e vendas për të shfrytëzuar potencilaet që ofron Shqipëria. Vendi ka potencial shumë të madh tek biznesi privat për të ndihmuar projektin tonë madhor."- tha zv/kryeministri për gazetarët pas një takimi që zhvilloi me ambasadorin e Izraelit.

Niko Peleshi shtoi se qeveria Rama do të vazhdojë t'i qëndrojë linjës për të shfuqizuar çdo vendim që dëmton interest e shqiptarëve.

"Do t'i qëndrojmë linjës tonë për të shfuqizuar vendimet që dëmtojnë në themel interesin e qytetarëve. Do të jemi të hapur dhe inkurajues për të krijuar procedua që do të afrojnë biznesin vendas dhe të huaj drejt ekonomisë shqiptare. Kemi interes të inkurajojmë besimin e institucioneve publike te ndërkombëtarët por dhe tek qytetarët e thjeshtë."

Free Traffic Exchange