USHT-ja shpalos ngjarjet e suksesshme

2015-08-21 2

Kreu i USHT-së Vullnet Ameti, shpalosi sot përmes një konference, ngjarjet që Universiteti Shtetëror i Tetovës përmbylli me sukses këtë muaj. Edhe pse jemi në fillim të vitit akademik 2013/2014, gjatë ditëve të kaluara, USHT-ja arriti të realizonte me sukses ngjarje të rëndësishme shkencore akademike, ndërsa nga ana tjetër, zgjeroi dhe intensifikoi rrjetin e partneritetit dhe bashkëpunimit ndëruniversitar" -- deklaroi ndër të tjera rektori i USHT-së Vullnet Ameti.

"Ne vlerësojmë se edhe seminari i këtij viti, që përfundoi punimet javën e kaluar, dha një kontribut të çmuar në fushën e studimeve të albanologjisë dhe historisë tonë të lavdishme. Po ashtu, gjatë javës që lamë pas, para studentëve dhe stafit akademik, publikuam vendimin e shumëpritur për akreditimin e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, që është njëri nga vendimet më të rëndësishme ligjore për funksionimin pa pengesa të këtij fakulteti. Në kuadër të angazhimit për ndërkombëtarizimin e Universitetit, ne si udhëheqësi e universitetit, ditë më parë morëm pjesë në konferencën XXV të Observatory Magna Charta Universitatum, e cila u mbajt në qytetin më të vjetër universitar evropian dhe botëror, në Bolonjë të Italisë", deklaroi Vullnet Ameti, Rektor i USHT-së. Alsat-M