PRSD, jemi të gatshëm për zgjedhje në çdo kohë

2015-08-21 0

PRSD do të mbajë Kongresin e saj të tretë më datë 3 nëntor të këtij viti. Në të pritet të marrin pjesë mbi 500 delegatë nga 50 organizata komunale. Kështu sot gjatë një takimi me gazetarë informoi deputetja e kësaj partie, Sonja Mirakovska. Sipas saj gjatë këtij kongresi do të bëhet përzgjedhja e delegatëve si dhe do të bëhet propozimi i anëtarëve të organeve më të larta të partisë si dhe do të zgjidhet kryetari i ri i partisë. Mirakovska tha se organizimi i Kongresit të tretë të PRSD-së është një shans i mirë për të mobilizuar organet partiake pasi sipas saj nuk habitë fakti nëse VMRO-DPMNE shpallë zgjedhje të parakohshme.

"Për momentin në PRSD po bëhet evidentimi i delegatëve të përzgjedhur për Kongresin si dhe propozimet e tjera të arritura për organet e partisë. ....Gjithashtu do të bëhen ndryshime në aktin më të lartë të partisë, në statutit e PRSD-së dhe presim që ndryshime të bëhen edhe në programin e PRSD-së i cili paraqet programin më përmbajtjesor në skenën politike në vend. Partia më e madhe në pushtet është gjithnjë mobile për zgjedhje, d.m.th edhe ne duhet të jemi të mobilizuar për zgjedhje. Nëse organizoni kongres, kjo është një shans i mirë që të mobilizohet partia para zgjedhjeve të mundshme", deklaroi Sonja Mirakovska, PRSD. Alsat-M