TIRANE- Është ndarë nga jeta sot në moshën 87-vjeçare një nga ikonat e teatrit shqiptar, Drita Pelingu. Artistja e nderuar me titullin "Artiste e Merituar" nga viti 1986 është shuar në Tiranë, në banesën e saj. Homazhet për aktoren Drita Pelingu, do të zhvillohen nesër në Teatrin Kombëtar nga ora 11:00 deri në 13:00. E më pas, do të bëhet varrimi në Varrezat e Sharrës.
Aktorja e njohur është shuar në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas emrin e aktores së madhe të skenës dhe filmit, që jetën dhe energjitë ia kushtoi skenës dhe popullit që e duatrokiti për vite me radhe ku ajo interpretoi në skenë.
Prej gati një viti, aktorja Drita Pelingu, ka qenë e shtruar në spital, pasi u aksidentua.
"Me hidhërim te thellë dhe dhimbje të madhe Teatri Kombëtar njofton ndarjen nga jeta të artistes së madhe Drita Pelinku "Nder i Kombit".- thuhet në njoftimin e Teatrit Kombëtar.