Strategjia 2020, Ahmetaj: Do gjejmë burime të reja për rritjen ekonomike

2015-08-21 0

Qeveria shqiptare prezanton një draft strategji për zhvillimin ekonomik të vendeve të Europës Juglindore deri në 2020 e cila ka qëllim krijimin e një vizioni të përbashkët në lidhje me zhvillimin e ekonomisë së rajonit.

Në konferencën që po zhvillohet sot në Hotel Tirana, me temë "Strategjia 2020" Europës Juglindore vende pune dhe mirëqënie në perspektivën europiane" ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes prezantoi draft strategjinë e cila më pas në nëntor do të miratohet si strategji në një takim të përbashkët mes ministrave të Ekonomisë të vendeve të rajonit. Takimi do të zhvillohet në Sarajave.

Ky draft strategji që ka për qëllim krijimin e një vizioni të përbashkët në lidhje me zhvillimin e ekonomisë së rajonit, "ku këto tregje të mos konsiderohen të fragmentarizuara dhe të mos konkurojnë në mënyë rë padrejtë. Rajoni të prezantohet si një destinacion i vetëm atraktiv i investimeve të huaja."- tha Ahmetaj.

Drafti, ka qëllim gjithashtu, rritjen e integruar të shkëmbimeve tregtare dhe shërbimeve brenda vendeve të rajonit.