Kongresi nuk gjeti një pikë të përbashkët financimi, duke provokuar një mbyllje të shtetit Federal.
Kjo është një goditje e fortë për ekonominë e SHBA-së dhe ekonominë botërore.
Bllokimi i fondeve, bën që 800 mijë nëpunës shtetërorë të mos marrin më një rrogë. Gjithashtu do të bëhet mbyllja e muzeve, e sporteleve ministeriale dhe mbyllja e Parqeve Natyrorë në të gjithë Amerikën. Një mbyllje e tillë ishte parë 17 vite më parë.
Kjo "rënie", u provokua nga muri i vendosur mes Shtëpisë së Bardhë dhe Partisë Republikane, në lidhje me buxhetin.
Por përplasja e vërtetë ishte për reformën sanitare. Partia Republikane, që përbën mazhorancën në Parlament, ka vendosur të bllokojë çdo financim, duke propozuar një lëvizje të lirë të fondeve, me një pakt që kjo reformë të hynte në fuqi pas një viti. Kjo gjë ishte parashikuar pikërisht për ditën e martë, datë 1 tetor.