Itali, kriza qeveritare bllokon punimet për gazësjellësin TAP

2015-08-21 0

TIRANË - Sikur të mos mjaftojnë problemet, që kriza aktuale qeveritare po i krijon vendit të vet, Italisë, ajo ka mundësi të pengojë edhe realizimin në afat të procesit të gazsjellësit TransAdriatik, që do të krijonte për herë të parë një lidhje të Shqipërisë me rrjetin ndërkombëtar të gazit natyror.

Javën e kaluar, u njoftua se Senati italian shtyu votimin e parashikuar për ratifikimin e marrëveshjes trepalëshe të gazsjellësit Shqipëri-Itali-Greqi, pasi disa nga senatorët kanë kërkuar informacione shtesë mbi zhvillimet e fundit në projekt.

Por, tanimë vendi fqinj ka probleme shumë më të mëdha për të zgjidhur, pas dorëheqjes së ministrave të partisë së Berluskonit, kështu që mund të krijohet një periudhë "boshe", që do të bllokonte fillimin e punimeve për gazsjellësin.

Kjo, pikërisht në kohën kur vendet nga kalon gjurma e tubacionit janë shprehur dakord, është një shenjë negative. Por megjithatë vështirë se do të ndërpresë përpjekjet për një investim shumë të rëndësishëm edhe për Italinë.

Free Traffic Exchange