Shkollimin e mesëm obligativ nuk e gëzojnë të gjithë nxënësit!

2015-08-21 5

Për shkak të mos kujdesit të drejtuesve të Shkollës Fillore në Brezë, Elmedina Bajrami nga ky fshat nuk ka mundur të regjistrohet në shkollën e mesme, kjo pasi dëftesën për mbarimin e shkollës fillore e ka marrë vetëm dy ditë para se të fillojë viti i ri shkollor. Për shkak se të gjitha afatet për regjistrim kanë kaluar, Elmedina tash ka mbet pa u regjistruar në shkollë të mesme, edhe pse një gjë e tillë është e obliguar me ligj. Babai i saj kërkon që ky problem të zgjidhet, ndërsa tha se nuk do të paguajë dënimin për mos regjistrimin e vajzës në shkollë t mesme, pasi ai nuk është fajtor për këtë problem.

"Drejtori i shkollës së fshatit Brezë për shkak të testit ekstern, i kanë marrë fëmijët i kanë dërguar në Çuçer Sandevë. Atje nuk i ka regjistruar fare, i ka kthyer përsëri në fshatin Brezë. 3 Herë në fshatin Malinë kanë dalë por edhe atje nuk e kanë dhënë testin. Jo pyetjet nuk janë në kompjuter, jo atë këtë. Me të 27 e 08, a shiko këtu, me 27.08 ma kanë dhënë dëftesën, e ku ta dërgoj un tash vajzën ta regjistroj. Ne e mendojmë se kush do ta paguan dënimi 1000 euro. E shteti i ka fajet,e jo unë personalisht personi ose vajza ime", deklaroi Mefail Bajrami, prind.

Të kontaktuar nga ALSAT M , në Ministrinë e Arsimit thonë se janë të njoftuar me rastin e Elemdinës. Ata premtojnë se shumë shpejtë do të shqyrtojnë këtë çështje dhe besojnë se rasti do të zgjidhet dhe Elemedina do të ulet në bankat e shkollës së mesme. Ferikan Iljazi