VLORË - Mbeturinat në Vlorë nuk digjen në ndonjë periferi, por në mes të qytetit bregdetar. Mungesa e koshave të plehrave dhe neglizhenca e vendorëve kanë krijuar në lagjen 29 Nëntori një situatë ku banorët janë të detyruar të djegin mbeturinat, për të shmangur pirgjet me plehra që nuk hiqen asnjëherë.
Djegia e mbetjeve krijon erë të keqe dhe ndotje masive të ambjentit, çka për banorët është thuajse e papërballueshme.
Pak metra larg kësaj lagje me rreth 3 mijë banorë, në zonën e ish-fushës së aviacionit digjen plehrat e gjithë qytetit, ndërsa mungesa e një landfilldi e bën edhe më alarmante situatën e ndotjes nga mbeturinat.