Poposki-Venizelos, takimi nuk afron qëndrimet

2015-08-21 0

Ashtu siç pritej, takimi Poposki-Venizelos rezultoi i dështuar. Dy ministrat e jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë nuk arritën do t'i kapërcejnë dallimet në takimin kokë më kokë të një dite më parë në Nju Jork. Palët, siç bëhet e ditur nga njoftimet për media të dikastereve përkatëse, gjatë takimit 20 minutësh kanë përsëritur qëndrimet e njëjta të cilat ia përcollën 2 javë më parë edhe ndërmjetësit Nimic gjatë vizitës së tij të fundit në rajon. Poposki, pakënaqësinë nga epilogu i takimit me kolegun e tij grek e shprehu përmes Twitter-it.

"Qëndrimet nga jugu janë thelbi i problemet. Nuk besojmë aspak se tek ata ekziston dëshira për t'u bërë pjesë e zgjidhjes. Për gjithçka tjetër mund të bëhemi partnerë, por rreth kësaj çështjeje ekzistojnë male mes nesh"

Ndërkaq në komunikatën me shkrim të Ministrisë së jashtme greke thuhet:

"Z.Venizelos përsëriti po të njëjtat qëndrime z. Poposki, të cilat ia prezantoi të dërguarit të posaçëm të Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Methju Nimic, gjatë vizitës së tij të fundit në Athinë".

Rreth vijave të kuqe greke, Ministri i Jashtëm Venizelos dje ka njoftuar edhe sekretarin amerikan të shtetit Xhon Keri. Ndërkaq kryeministri Gruevski, i cili sonte do t'i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, nesër pritet t'ia përcjellë pozicionet e Maqedonisë rreth çështjes së emrit, Sekretarit të përgjithshëm të organizatës botërore, Ban Ki Mun. Dallimi kryesor, të cilën madje e kumtoi ndërmjetësi Nimic pas komunikimit të fundit që pati me autoritetet e Shkupit dhe Athinës zyrtare, është rreth çështjes se ku do të qëndrojë përcaktuesi gjeografik si dhe lidhur me përdorimin e emrit të ri. Ministri i Jashtëm grek Evangelis Venizelos pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Mun në Nju Jork, theksoi se zgjidhja duhet të bazohet në një emër të përbërë, të pranueshëm nga të dy palët, me përcaktim gjeografik dhe për përdorim të përgjithshëm. Ndërkaq kolegu i tij maqedonas Popovski u kundërpërgjigj se zgjidhja duhet të bazohet në kornizën që ofron OKB-ja dhe aktvendimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë. Semra Jakupi

Free Traffic Exchange