Gjuha shqipe vazhdon edhe më tej të anashkalohet. Përdorimi i saj zyrtar sot u vu në pykpyetje sërish në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë gjatë dhënies së betimit të dy antërëve të Këshilit Gjyqësor Republikan, ku njëri prej tyre ishte shqiptarë. Selim Ademi i cili u emërua për anëtarë të KGJR-së nuk deshi të komentoj se kishte apo jo të drejtë që të jepte betimin në shqip, megjithatë pranoi se atë e ka bërë në gjuhën maqedonase.
Në cilën gjuhë e dhatë betimin?"Betimi u dha në gjuhën maqedone".
Ndryshe nga Ademi nënkryetarja e Kuvendit Suzana Salihu në emisionin e mbrëmshëm Rruga drejt u shpreh se funksionarët shqiptarë kanë të drejtë të betohen në gjuëhn shqipe dhe se personalisht ajo e ka praktikuar një gjë të tillë.
"Unë atëherë kur u zgjodha prokurore betimin e kam dhënë në gjuhën shqipe", tha Suzana Salihu, nënkryetare e Kuvendit.
"Jo ligji ekzistues nuk e lejon atë çështje....ju mund ta keni dhënë...", deklaroi Naser Ziberi, analist.
"Betimin prokurorët shqiptarë, gjykatësit shqiptarë para këshillit gjyqësor, para këshillit të prokurorëve e japin në gjuhën shqipe. Të jeni më se të bindur, unë kam qenë pjesë e asaj, unë e kam përjetu, e kam praktiku", u shpreh Suzana Salihu, nënkryetare e Kuvendit.
Ndërkohë Selim Ademi dhe Lidija Kanaçkoviq prej sot edhe zyrtarishtë janë anëtarë të ri të Këshillit Gjyqësor Republikan, (KGJR). Ata para kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanoski ku u zotuan se do të respektojnë kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë. Ademi dhe Kançkoviq mohuan zërat se janë kuadrio partiak dhe u shprehen se do të angazhohen ëpr gjyqësor të pavarur.
"Do të mundohemi që kontributi jonë të vlej që edhe në të ardhmen të vazhdojmë me një gjyqësi të pavarur dhe profesionale. Në bazë të ligjeve aktuale, anëtari i këshillit gjyqësor nuk duhet të jet person partiak, ashtuqë unë do të mundohem që punën time ta kryej në mënyrë profesionale, efikase dhe pa presione politike", tha Selim Ademi, anëtar i ri i KGJR-së .
"Nuk do të thoja se jam kuadër aprtiak. Siç e dini ajo shihet edhe nga biografia ime, unë jam gjykatës nga viti 1986 derisa në gjykatë punoj nga viti 1984. Ashtu që biografia ime dhe kariera flasin ndryshe nga ajo", u shpreh Lidij Kanaçkoviq, anëtare e re e KGJR-së.
Ademi në postin e anëtarit të KGJR-së vjen nga posti i këshilltatrit shtetëror në Ministrin e Drejtësisë dhe zëvendëson Bujar Sabriun të cili i ka përfunduar mandati. Derisa Kanaçkoviq vjen nga posti i gjykatësit në Gjykatën e Velesit dhe zavendëson Ilina Petrovskën, të cilës gjithashtu i ka përfunduar mandati. Bedri Rexhallari