Spanja kërkon të ndryshojë akrepat e orës për të fjetur 1 orë më shumë

2015-08-21 1

Spanjë - Spanja ka deklaruar se nuk i pëlqen ora zyrtare, duke dashur ta ndryshojë atë, për të patur mundësi për të bërë një orë gjumë më shumë. Spanja dëshiron të ndryshojë akrepat e orës, duke i çuar ata një orë prapa.

Edhe pse gjendet gjeografikisht në të njëjtën zone me Portugalinë dhe me Anglinë, Spanja ka të njëjtën orë me Italinë, me Francën, me Gjermaninë. Spanjollët shprehen se propozojnë ndryshimin e orës, për të patur mundësi të `flenë një orë më shumë`.

Ky propozim, është prezantuar në Parlamentin spanjoll për të bërë të mundur rregullimin e jetës së popullsisë. Idea e ndryshimit të orës ligjore, duke e kthyer kështu orën, ashtu siç funksiononte përpara diktaturës së gjeneralit dhe politikanit spanjoll Francisco Franco.

Kjo orë zyrtare, ekziston në të gjithë vendin, që prej vitit 1942, duke përjashtuar Ishujt Kanarie. Kjo orë, u vendos nga guvernatori fashist, i cili donte që vendi të ishte në një linjë me Gjermaninë naziste. Në raportin e prezantuar, thuhet se me orën aktuale, ata zgjohen shumë herët dhe flenë një orë më pak nga sa rekomandohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Dhe si pasojë, kjo gjë influencon negativisht, duke shkaktuar vonesa në punë, aksidente dhe ulje të prodhimtarisë në punë. Kështu, ata kërkojnë një kthim në të kaluarën, për të jetuar më mirë, për të punuar më të qetë dhe për të qenë më të çlodhur.

Free Traffic Exchange