TIRANË - Ish-bosja e firmës piramidale "Gjallica", Shemsie Kadria edhe pse në arrati, përballë togave të zeza fiton pafajsinë duke ja hedhur paq kërkesës së organit të akuzës për dënimin e saj me 12 vite burgim.
Dhoma Penale e Gjykatës së Tiranës ka vendosur në një seancë me dyer të mbyllura ti japë pafajsinë Shemsie Kadries. Sipas kryesuesit të trupit gjykues Kreshnik Omari, nuk provohet fakti i pranisë së veprës penale në akuzën e ngritur nga Prokuroria e Tiranës.