Gjobë mediave që nuk respektojnë të drejtat autoriale?!

2015-08-21 0

Debati publik rreth Propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat autoriale zgjoi interes të madhë nga ana e përfaqësuesve të mediave, atyre të ZAMP-it dhe një numri artistësh pjesëmarrës në debat. Një nga ndryshimet që parasheh ligji është edhe evidentimi elektronik i video klipeve muziokere posaçërishtë në seriviset radiodifuzive. Me këto ndryshime do të sigurohet një mbrojtje e madhe edhe efikase e të drejtës autoriale. Radio-televizionet të cilat nuk do ta instalojnë një softuer të tillë do të përballen me gjoba prej 20 -- 30 mijë eurove.

"Me ndryshime të ligjit propozohet që Organiztata për menaxhim kolektiv të sigurojnë dhe instalojnë tek Radio-televizionet sistem për evidentim elektronik dhe përpunim të të dhënave për emitimin e veprave autoriale ...Sistemi i evedintimit elektronik është bazë edhe për përcaktimin e mejteve që duhet të merr autori për emitimin e veprave të tija. Përderisa Organizata radiotelevizive nuk e instalon sistemin për evidentim elektronik do të duhet tënpaguaj gjobë prej 20-30 mijë euro", deklaroi Elizabeta Kançeska Milevska, ministre e kulturës.

"Me këtë propozim preken diss postulate kyçe që kanë të bëjnë me të drejtat e autorëve dhe kanë të bëjnë me të drejtën ekskluzive të së drejtës. Nuk bëhet fjalë vetëm për muzikën, e drejta autoriale ka dimendon më të gjerë. Nuk punohet për diçka që është e mirë publike, që dikush do të paguaj derisa të gjithë të tjerët do ta shfrytëzojnë. Në rastë se është pronësi prvate ajo nënkupton se duhet shteti ta mbroj pronësin private", tha Dimitrije Bozharovski, kryetar i Kuvendit të ZAMP.

Ndërkohë përfaqëuesi i asociacionionit të mediave kombëtare Dragan Pavlloviq-Llatas kërkoi nga minsitrja që të apostrofoj një shërbim tjetër pos muzikës të cilin nuk e shfrytëzoni derisa për të jeni të obliguar me ligj që të paguani. Ai madje theksoi se përveç këngëtarëve që janë autorë të këngëve të tyre, edhe gazertarët janë autorë të teksteve të tyre, edhe shkrimtarët janë autorë gjithashtu të shkrimeve të tyre.

"Do të kërkojmë nga Asociacioni i televizioneve tona, që të hapim procedurë ligjore që çdo qytetar të paguaj për televizionet tona, shiqon, apo nuk shiqon. Njëjtë sikurse logjika, sikurse obligimi që është për muzicientët, pozaçërishtë në kushte të monopolit të ZAMP-it. Ne kemi një ëprvoj shumë të keqe me vite. Ne paguajëm sepse e kemi patjetër që të paguajmë dhe jo se vlerësojmë se duhet të paguajmë. Ma thuani një shërbim tjterë në shoqëri të cilin nuk e shfrytëzoni por paguani, vetëm muzicientët", u shrpeh Dragan Pavloviq-Latas, Sitel.

"Kjo është sikur të vjen një inkasant në shtëpi dhe t'ju thot se duhet të paguani për rrugë në të cilën nuk jeton, për një veturë që nuk është e jotja, nuk më intereson do paguash, e kjo zoti Bozharovski nuk do mundet", tha Ivan Mirçevski, kanal 5.

Propozim ligji në fjalë do të vazhdoj procedurën parlamentare në trupat kuvendore të Kuvendit ku do të shqyrtohen të gjitha rekomandimet e dala nga debati publik. B...