FMN: Të shihet mosha e daljes në pension, të rriten vitet

2015-08-21 1

TIRANË - Mosha për daljen në pension mund të rritet më tej. Aktualisht burrat dalin në pension pleqërie në moshën 65 vjeç dhe gratë 60, por përfaqësuesit e misionit të Fondit Monetar, të cilët janë njohur dje me sistemin aktual të pensioneve në Republikën e Shqipërisë, kanë diskutuar opsione të tjera të mundshme për reformimin e tij me partnerët shqiptarë të qeverisë aktuale, ndër të cilët njeri është rritja e moshës së daljes në pension.