Pengmarrja në Kenia, nëna me 2 fëmijë hiqen si të vdekur t'i shpëtojnë plumbave

2015-08-21 7

NAIROBI - Personazhet e një historie të dhimbshme, që zgjati për 4 ditë me rradhë, janë një nënë dhe dy fëmijët e saj.

Të shtrirë në tokë, duke mos bërë as lëvizjen më të vogël, që të mund të dukeshin si të vdekur, ata kanë arritur të shpëtojnë, nga masakra që ndodhi në qendrën tregtare në Westgate Mall në Nairobi, ku humbën jetën 67 persona të pafajshëm, që nisi pasditen e së shtunës 21 shtator dhe përfundoi ditën e djeshme (24 shtator)

Kjo ka qenë skena që ka parë një nga policët, të cilët u futën në brendësi të qendrës tregtare, për të shpëtuar personat e pafajshëm. Polici, ka gjetur një nënë e cila kishte mbledhur rreth trupit të saj dy fëmijët dhe qëndronin pa bërë asnjë lëvizje.

Imazhet janë regjistruar, pas ndërhyrjes së policisë në brendësi të strukturës, pasi janë qetësuar nga polici, gruaja me dy fëmijët e saj kanë reaguar, duke lëvizur dhe janë shoqëruar më pas jashtë ndërtesës.

Presidenti i Kenya-s Uhuru Kenyatta, konfirmoi numrin e viktimave dhe gjithashtu ai shtoi se, gjatë operacionit të forcave të rendit, 5 fondamentalistë janë vrarë dhe 11 prej tyre janë nën vëzhgim. Kenyatta ka deklaruar ditë zie kombëtare, duke filluar nga dita e mërkurë. Do të jenë, tre ditë lutjesh, pas sulmeve të terroristëve që tronditën Kenya-n

Ndërkohë, ekspertët e specializuar në lëndë eksplozive, janë duke vëzhguar në brendësi të qendrës tregtare, ku ndodhi dhe sulmi terrorist nga grupi al Shabaab.

Ekspertët janë duke kërkuar për lëndë eksplozive të cilat mund të jenë fshehur nga terroristët në ambientet e qendrës, përpara përfundimit të sulmeve.

Sipas një eksperti të sigurisë, ekspertët duhet të verifikojnë, që asnjë lëndë plasëse nuk është lënë në brendësi të kësaj qendre.

Ndërkohë, një shtetas britanik, 35-vjeçar dhe me origjinë somaleze, është arrestuar në Aeroportin e Nairobi-t.

Lajmi i arrestimit u shkrua gazeta "Daily Mail", ndërsa një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Britanike, konfirmoi vetëm faktin se autoritetet britanike, ishin në dijeni të këtij arresti.

Free Traffic Exchange