Gjeorgji - Edhe pse kanë kaluar disa vite që nga zhdukja e regjimit sovjetik, disa kujtime kanë mbetur akoma.
Në Gjeorgji funksionojnë ende kabinat metalike që transportonin minatorët e qytetit Chiatura drejt shpateve të thepisura dhe të pjerrëta.
Edhe pse i gjithë sistemi i teleferikëve është i ndryshkur, ende është funksional dhe është i hapur 24 orë në ditë. Kabinat metalike transportojnë çdo ditë punëtorët dhe është një prej sistemeve inxhinierike më unike në botë. Teleferiku u ndërtua në vitin 1954 pasi Gjeorgjia u aneksua nga Bashkimi Sovjetik dhe miniera është prodhon 60% të manganit në botë. Kabinat metalike marrin punëtorët nga shtëpitë e tyre dhe i dërgojnë drejt shpateve të thepisura të minierave.
Udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik, Stalini nxiti punëtorët për të maksimizuar nivelet e prodhimit, ku këta të fundit punonin 18 orë, madje kishte raste që disa prej tyre kishin fjetur edhe në vendin e punës.
Sot pjesa më e madhe e kabinave metalike, 17 prej tyre janë të ndryshkura, por motori elektrik që i vë në lëvizje funksionon më së miri.