Prrenjas, punonjësit e bashkisë kanë 2 muaj pa marrë pagat

2015-08-21 1

ELBASAN - Punonjësit e bashkisë së Prrenjasit nuk kanë marrë pagat e tyre prej 2 muajsh. Kryebashkiaku i qytetit, Bajazit Karriqi deklaron se punonjësit nuk marrin pagat e tyre për shkak të mosmbledhjes së taksave nga biznesi i vogël, por edhe mosçelja e grantit nga Ministria e Financave.
Ai shton se kjo anomali në financat e bashkisë ka penguar edhe shërbimet kryesore në qytet si ndriçimi, pastrimi etj.
Sakaq, fenomeni mospagesës së administratës bashkiake është i përhapur edhe në bashki të tjera në Qarkun e Elbasanit. Në gjendje të vështirë janë bashkitë e Gramshit, Peqinit dhe Cërrikut.

Free Traffic Exchange