Nikollov vazhdon të shkel ligjin për përdorimin e shqipes

2015-08-21 0

Vazhdon heshtja në Ndërmarrjen e Transportit Publik në Shkup, lidhur me shkeljen e ligjit për përdorimin e gjuhëve. Edhe pse vet drejtori i kësaj ndërmarrje Misho Nikollov pesë muaj më parë kishte premtuar se çështja do të rregullohet brenda pak ditësh, pasi bëhet fjalë për 'problem softuerik', si duket këtë e ka përdorur si justifikim.

"Problemi i softuerit u zgjidh. Unë do të kontrollojë se çfarë po ndodhë me këtë problem në terren, dhe më pas do të informojë opinionin se deri ku kemi arritur dhe sa autobusë qarkullojnë saktësisht e kanë mbishkrimet në dy gjuhë", deklaroi kohë më parë Misho Nikollov, drejtor i NTP-së.

Ky ishte premtimi i Nikollovit para pesë muajsh për zgjidhjen e problemit. Çështje jo që nuk është zgjidhur, por ai tashmë refuzon edhe të flasë për këtë çështje deh as nuk përgjigjet në thirrjet telefonike të ALSAT M.

'Ndërmarrja e Transportit Publik-Shkup dhe drejtori i saj, Misho Nikollov, vazhdojnë të heshtin lidhur me shkeljen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në autobusët urban edhe pse një gjë e tillë garantohet me Kushtetutë. Televizioni ALSAT-M edhe sot kërkoi prononcim nga drejtoria e kësaj ndërmarrjeje, por nuk arriti të sigurojë asnjë deklaratë'.

Drejtori i NTP-së Nikollov nuk përfilli as kërkesat e Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, për zbatimin e dygjuhësisë dhe me këtë NTP-ja vazhdon të
anashkaloj përdorimin zyrtar të gjuhës në autobusët urbanë të saj. Për këtë problematikë, grupi i këshilltarëve të PDSH-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit ngritën iniciativë për shkarkimin e drejtorit të NTP Shkup, Misho Nikollov, për shkak të mosrespektimit të Ligjit për përdorimin e Gjuhëve. Iniciativa është dorëzuar deri tek kryetarja e Këshillit, Irena Misheva, me kërkesë që debati për këtë pikë të hyjë në rendin e ditës në mbledhjen e ardhshme të Këshillit. PDSH kërkon që Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, të shkarkojë drejtorin e NTP Shkup, ta gjobisë në të holla dhe ti informojë institucionet për mosrespektimin e obligimeve ligjore në lidhje me përdorimin e gjuhës të cilën e flasin më së paku 20% e qytetarëve të qytetit të Shkupit.

Valmir Kuçi

Free Traffic Exchange