Në shkollën fillore "26 korriku" në Shuto Orizarë u hodh gurthemeli për mbindërtimin dhe zgjerimin e objektit shkollor. Projekti parasheh ndërtimin e 9 klasave të reja në të cilat pritet të mësojnë 550 nxënës në dy turne. Drejtori i shkollës Halit Sjediu tha se zgjerimi i objektit do të ndikojë në përmirësimin e procesit edukativo arsimor. Ndërkohë, zv ministri i arsimit Safet Neziri u shpreh se Ministria e arsimit do të shpenzojë mbi 24 milionë denarë për ndërtimin e pjesës së re të objektit. Momentalisht në shkollën fillore 26 korriku mësojnë mbi 2 mijë nxënës ndërsa mësimi zhvillohet në tre turne.
"Për këtë objekt në investim kapital Ministria e arsimit do të shpenzojë mbi 24 milionë e 600 mijë denarë në drejtim të ndërtimit të objektit përdhesë dhe tre katërshe me sipërfaqe prej 1080 metra katrorë e cila do të përfshijë mbi 550 nxënës në dy ndërime e cila shkollë që veç më ne e dimë të gjithë numëron për momentin 20158 nxënës qe dmth se bëhet fjalë për një numër të konsiderueshëm, jashtëzakonisht të madhë të nxënësve në këtë shkollë. Parashihet formimi apo ndërtimi i 9 mësojtorëve, respektivisht dhe 9 paralele pranë kësaj godine shkollore", deklari Safet Neziri, zv minister i arsimit.
"Me të vërtet ne kemi prit shumë që ky gurthemele të vihet, por ja arritëm qëllimit sëbashku me kryetarin e komunës, me zv kryeministrin, me deputetin e zones dhe krejt ne që jemi kolegiumi arsimor që sot të vëmë gurthemelin e rindërtimit të shkollës "26 korriku". Shkollës sonë nuk do ti mjaftojnë por jam I bindur se me paralelet e hapura do të merr frymë lirshëm që do njëkohësihst do të ndikojë edhe në cilësinë e arsimit të fëmijëve tanë", tha Halit Sejdiu, drejtor i shkollës "26 korriku". Alsat-M