TIRANË -- Një makinë është hedhur në erë me eksploziv mbrëmjen e të hënës, 23 shtator, rreth orës 21.30 minuta.
Ngjarja ndodhi në një parkim pranë digës së Liqenit Artificial në Tiranë, kur një sasi eksplzivi e aktivizuar me zjarrpërcjellës, ka shpërthyer në makinën tip BMW X6, me targa AA 888 DY. Për pasojë, pjesa e përparme e fuoristradës është dëmtuar plotësisht.
Ndërsa shpërthimi ka dëmtuar edhe makinën tip "Audi", e cila ndodhej pranë saj.