Qeveria pa vula, nuk bëhen dot shkarkime dhe emërime

2015-08-21 2

TIRANË - Qeverisë i ka humbur "vula". Pjesa më e madhe e ministrive, sidomos ato që janë ndarë dhe janë krijuar edhe me emërtime të reja, kanë probleme me emërimet dhe shkarkimet që po bëhen në administratë.
Bëhet fjalë për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, që drejtohet nga ministri Edmond Haxhinasto dhe që me qeverinë "Berisha" ka pasur një tjetër emërtim dhe një tjetër vulë. Zoti Haxhinasto, derisa të ketë vulën e institucionit që drejton, nuk mund të heqë, dhe as nuk mund të marrë askënd nga puna, edhe pse ka vendosur të bëjë ndryshimet përkatëse në dikaster.