Ristovski premton zgjidhjen e problemit me shkollat e Çairit

2015-08-21 0

Do të gjende zgjidhje e pranueshme për emrat e shkollave fillore në Çair. Kështu ka premtuar Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski duke njoftuar se dikasteri të cilin e drejton është në bisedime sistematike me drejtuesit e Komunës së Çairit për emrat e 4 shkollave në këtë Komunë.

"Përmes një marrëveshjeje me komunën do të kemi së shpejti një zgjidhje për këtë problem. Po komunikojmë dhe po tentojmë të gjejmë një zgjidhje prej të cilës të gjithë do të jenë të kënaqur, gjegjësisht nuk do të ketë pakënaqësi, nuk do të ketë as fitimtarë as humbës në atë situatë e cila një periudhe të gjatë krijoji vërtetë marrëdhënie jo të mira në këtë komunë e cila duhet të karakterizohet me një bashkëpunim multi-etnik", deklaroi Spiro Ristovski, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Ristovski thotë se ai sheh gatishmëri edhe tek Komuna e Çairit, që bashkërisht të gjejnë një zgjidhje të pranueshme dhe në fund të mos kenë asnjë problem nxënësit.

"Të jeni të sigurt se për problemet që ekzistojnë, ne kemi krijuar një dinamikë të bashkëpunimit e cila mendojë se do të jetë shembull për një bashkëpunim multi-etnik dhe besoni se pjesa më e madhe e problemeve do të zgjidhen në mënyrë të dinjitetshme për të cilën do qoftë bashkësi etnike në Maqedoni", tha Spiro Ristovski, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Nxënësit e shkollave fillore, 'Imri Elezi', 'Ismail Qemali', 'Hasan Prishtina', 'Jashar Bej Shkupi' në Komunën e Çairit fundvitin e kaluar dëftesat i morën me emrat e vjetër të tyre Nikolla Vapcarov, Rajko Zhinzifov, Cvetan Dimov dhe Jane Sandanski. Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti me këtë rast pati deklaruar se " ajo ishte një zgjidhje e përkohshme dhe pragmatike". Valmir Kuçi