Protesta në Athinë, kërkohet përjashtimi i 'Agimit të Artë'

2015-08-21 4

Mijëra grekë kanë protestuar sot kundër partisë Agimi i Artë, pas sulmit fatal me thikë, i kthyer nga një vetëshpallur si anëtar i këtij grupi. Pavlos Fisas, muzikant dhe reper, u sulmua dy herë në zemër teksa dilte nga një kafene. Në protestë të kësaj vrasjeje, mijëra studentë, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe anti-racizmit, punonjës dhe sindikalistë dolën sot në rrugët e lagjes Nikaja të Athinës. Pikërisht në këtë lagje jeton vrasësi, dhe po ashtu, ka edhe një zyrë të partisë Agimi i Artë.

"Njerëzit duhet të marrin situatën nën kontroll, dhe të gjejnë zgjidhje në mënyre që t'i shkatërrojnë këta përbindësha fashistë", deklaroi Janis Fotelis, punonjës banke.

"Njerëz të tillë nuk i përkasin lagjeve apo qyteteve tona. Ne duhet ti dëbojmë një herë e përgjithmonë. Jetojmë në demokraci, ky është vend ku ka lindur demokracia, dhe këtyre njerëzve nuk iu duhet dhënë shansi të jetojnë mes nesh!", tha Efi, pensioniste.

Partia 'Agimi i Artë' është distancuar nga autori i sulmit duke thënë se ai nuk është anëtar i saj. Lideri i saj Nikos Mihaloliakos tha se partia është bërë viktimë e një 'gjuetie shtrigash'. Megjithatë, policia ka kërkuar përgjimet telefonike të avokatëve të kësaj partie, pas vrasjes së reperit Fisas. Qeveria beson gjithashtu se partia në fjalë është një organizatë kriminale dhe kërcënim për sigurinë publike. Partnerët e koalicionit qeveritar prej muajsh debatojnë nëse Agimi i Artë duhet ndaluar apo jo. Kjo parti ka 18 vende në parlamentin 300 vendesh, por është e njohur për agjendën e rreptë anti-emigracion dhe anti-korrupsion në vend. Admir Qose

Free Traffic Exchange