Siria ka kompletuar dorëzimin e inventarit të arsenalit të armëve të sak kimike. Lajmi është bërë i ditur nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, që funksionon në kuadër të OKB-së. Përmes një emaili, kjo organizatë me bazë në Hagë, citohet nga Sky News, të ketë konfirmuar marrjen e një raporti të detajuar nga qeveria siriane për programet e armëve kimike. Sekretariati teknik është aktualisht duke shqyrtuar informacionin e marrë, thoshte më tek Organizata. Prej dy ditësh, Siria kishte nisur hartimin e planit të detajuar mbi programin e armëve kimike të saj, pas pajtimit që SHBA-ja dhe Rusia arritën me njëra tjetrën, duke e detyruar Sirinë që të shkatërrojë brenda vitit të gjitha armët kimike të saj. Në bazë të konventës së Gjenevës, Asadit i ishte lënë maksimumi një javë kohë për hartimin e raportit për armët që posedonte. Tani, Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike do të vazhdojë me fazën II të planit, duke zbritur në terren për të kryer misionin verifikues të armatimit. SHBA-ja kishte kërkuar informacion të plotë mbi rezervat kimike, dhe armët e tjera, për të kuptuar situatën ushtarake si dhe rrezikun e mundshëm që mund të përbëjë pushteti në luftën civile. Ndërkaq, në terren vazhdojnë përplasjet. Observatori sirian për të drejtat e Njeriut njoftoi sot për vrasjen e 15 personave, nga një sulm të ushtrisë. Sulmi ndodhi në provincën Hama. Mes viktimave, edhe 2 gra dhe 1 fëmijë, ndërkohë që 10 persona të tjerë mbetën të plagosur. Admir Qose