Financat, paguhen 3.6 mln euro fatura të papaguara uji e drita

2015-08-21 1

Drejtuesit e rinj të ministrisë së Financave kanë dhënë dje shembullin se do të përpiqen të mbyllin të gjitha borxhet e shtetit, duke bërë një pagesë masive për fatura të prapambetura në gjithë vendin për konsumin e energjisë elektrike dhe ujit nga institucione e ente shtetërore.

Në faqen online të Thesarit të Shtetit, e cila ka nisur sërish të funksionojë si më parë, duke pasqyruar pagesat e përditshme nga buxheti, dje janë pasqyruar pagesat e një numri shumë të lartë faturash për CEZ Shpërndarje dhe ndërmarrjet e decentralizuara të ujësjellësve në të katër anët e vendit. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë paguar për ujë e dritë rreth 500 milionë lekë të reja, ose 3.6 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe ai i pushteteve vendore.

E gjithë pagesa e kryer dje nga Thesari ka qenë afro 955 milionë lekë, ku gjysma ishte vetëm pagesë për CEZ-in e ujësjellësit. Me sa duket, ministri i ri Shkëlqim Cani e ka marrë seriozisht angazhimin qeveritar për të shlyer detyrimet ndaj subjekteve të tjera, duke urdhëruar pagesën e institucioneve dhe enteve shtetërore, edhe kur janë shujë të vjetra. Në pagesat, sph, vihet re se një numër faturash të konsumit të energjisë elektike nga Bashkia e Kamzës datonin që nga viti 2008.