Dhunohen varret në Ballsh ish të përndjekurit protestojnë

2015-08-21 3

MALLAKASTËR - Dëmtohen në qafën e Kashiut në periferi të Ballshit, 11 varre të të rënëve nga regjimi kopmunist.

Denoncimi është bërë nga shoqata antikomuniste e Ballshit, të cilët bashkë me familjarë të martirëve të lirisë kanë protestuar gjatë paradites së sotme kundër këtij gjesti, të cilët e kanë cilësuar një akt të ulët dhe një vepër të turpshme.

"Jemi këtu për të bërë një thirrje, ndaj këtyre akteve barbare, janë veprime të turpshme, varret nuk janë dhunuar as nga pushtuesit. Mallkastra ka një histori të lavdishme dhe këto veprime të dhunshme nuk e nderojnë këtë qytete.

Duhet të respektojmë njëri-tjetrin, pavarësisht bindjeve politike, jemi shqiptarë. Jemi dëshmorë të atdheut, janë të rënë për liri dhe demokraci. Do të përulemi me respekt brez pas brezi të gjithë atyre që ranë për liri e demokraci", u shpreh kreu i shoqatës së të përndjekurve, Simon Miraka.

Ish-të përndjekurit kanë deklaruar se, kjo është hera e tretë që këto varre dëmtohen dhe asnjëherë nuk janë gjetur autorët e dhunimit të tyre.