Aksion policor, arrestime në më shumë qytete të vendit

2015-08-21 3

Policia ka vënë në pranga 12 anëtarë të ashtuquajturës "Mafia e Frankfurtit". Aksioni i policisë, i cili ende është në vazhdim, u zhvillua në 7 qytete në vend, Shkup, Veles, Kumanovë, Manastir, Shtip, Shveti Nikollë dhe Strugë. Policia është duke kërkuar edhe tre të dyshuar tjerë, kurse një person, që ishte gjithashtu objekt i hetimit, një kohë të gjatë është në burg. Sipas njohurive fillestare, gjashtë të arrestuarit kanë shitur drogë, kryesisht heroinë, kurse dhjetë të tjerë ishin të ngarkuar me pastrimin e parave të fituara ilegalisht. Në operacionet e tilla ishin përfshirë disa kompani maqedonase .

"Ende po zhvillohen bastisjet me urdhër të gjykatës, kurse në mënyrë plotësuese do të zhvillohen kontrolle plotësuese edhe në firmat për të cilat ka indikacione që janë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale - pastrim të parave, përkatësisht gjatë vënies ilegale në qarkullim lrgal të parave që ishin fituar nga shitja e paligjshme nëpër rrugët e Frankfurtit dhe pastaj ishin transferuar në Republikën e Maqedonisë", deklaroi Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.

Free Traffic Exchange