Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama takoi sot paradite në selinë e qeverisë, Presidentin e Maqedonisë, George Ivanov. Gjatë deklaratës së përbashkët për median, kryeministri Rama tha se, gjatë bisedës me mikun nga Maqedonia, ka kërkuar implementimin e marrveshjeve të arritura mes shqiptarëve dhe maqedonasve për mbarëvajtjen e popullsisë shqiptare.
"Ne kemi qenë dhe mbetemi të shqetësuar për implementimin e marrëveshjeve të ndërmjetësuar nga partnerët ndërkombëtar për mbarëvjajten e popullsisë shqiptare në Maqedoni" - ishte deklarata e Ramës. Nga ana e tij, presidenti maqedonas e ka vënë theksin në rrugën e vendve të rajonit drejt Bashkimit Europian.