Hoffman: Po presim si do realizohen disa pika të Programit të Qeverisë

2015-08-21 0

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Hellmut Hoffmann, shprehet i kënaqur me disa prej pikave të programit të qeverisë së re. Por, mbetet në pritje të mënyrës se si do të zbatohen ato.

Në një intervistë për televizionin "A1Report!", u shpreh optimist edhe për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të Gjermanisë me Shqipërinë. Diplomati Hoffmann foli për "A1 Report!" pas një udhëtimi 2-ditor në Shkodër dhe Pukë, organizuar nga ambasada gjermane në Tiranë dhe "GIZ Albania", ku u vizituan disa prej investimeve gjermane në vendin tonë, që kanë të bëjnë me energjitikën, infrastrukturën, ujësjellësat dhe investimet në shkolla.

Free Traffic Exchange