Një reklamë prekëse vjen nga Tajlanda: një video 3-minutëshe e kompanisë celulare "True Move H" fillon më një djalë të vogël, i cili ndiqet jashtë një farmacie nga pronarja që e kapi duke vjedhur. Ajo ia merr ilaçet nga dora dhe e pyet se për çfarë i duheshin. Djali i vogël i përgjigjet se i donte për mamanë e tij.
Në këtë moment, një burrë nga lokali aty afër, vjen dhe pasi merr vesh se çfarë ndodhi, vendos të paguajë farmacisten për ilaçet; gjithashtu, ai i thotë të bijës së tij të bëjë gati një supë vegjetariane dhe ia jep djalit. Pasi merr ushqimin dhe ilaçet, djali i vogël largohet nxitimthi dhe filmi kalon 30 vite më pas.