Bllokohet puna e 'Grupit punues'?!

2015-08-21 0

Shuhet optimizmi i anëtarëve të grupi punues për implementimin e rekomandimeve të raportit të 24 dhjetorit. VMRO-DPMNE-ja gjatë mbledhjes së fundit të grupit punues ka parashtruar disa rekomandime deri tek anëtarët e Grupit të punës, propozim për ndryshimin e Rregullores, propozim për ndryshimin e Ligjit për Kuvendin dhe propozim për ndryshime të Kodit penal, dokumente të cilat sipas VMRO-DPMNE-së inkorporojnë diku 95 për qind të rekomandimeve të Raportit. Ndërkohë që nga LSDM-ja opozitare vlerësohen si tentim për bllokim të punës së Grupit punues. Derisa BDI, mbetet e koncentruar në rekomandimet më me prioritet siç është procedura e miratimit të buxhetit.

"Në rast se është i pranueshëm propozimi që e parashtruam do të nënkuptonte se me një ndryshim në rregullore do ti përfshinim të gjitha nevojat për ndryshime të rregullores të cilat dalin nga rekomandimet e ad'hok komisionit", deklaroi Ilija Dimovski, kryetar i Grupit punues

"Ku është një lloj manovrimi i imët politik, përmes të cilit mendoj se ata ndoshta nuk dëshirojnë që të arrihet marrëveshje", tha Igor Ivanovski, LSDM.

"Ne jemi në të koncentruar në sjelljen e procedurës për miratimin e buxhetit i cili është për momentin një ndër rekomandimet kryesore meqë duhet ët respektojmë datën 1 tetor kur duhet të propozohet propozim buxheti në Kuvend", tu shpreh Nexhati Jakupi, BDI.
VMRO-ja kërkon përkufizim të debatit në të gjitha trupat punues të Kuvendit përfshirë edhe atë të Punës dhe politikës sociale ku shqyrtohej ligji për 'branitellat'. Ndërkohë nga BDI, shprehen të qartë se edhe përkundër përkufizimeve, ligji për branitellat mbetet i ngulfatur nga 15 mijë amendamentet e parashtruara nga grupi parlamentar i BDI-së.

"Kufizimi do të vlej për të gjitha trupat punues, pa përjashtim", deklaroi Ilija Dimovski, kryetar i Grupit punues.

"Në Komisionin për punë dhe politikë sociale, që nga momenti i propozimit me procedurë të shkurtuar ligji i të ashtuquajturve 'branitella' janë futur këto përkufizime, kështu që kjo nuk ka të bëj me ligjin për 'branitellat', për shkak se ne aty kemi propozuar 15 mijë amendamente. Edhe poqëse futen këto përkufizime, instrumenti i amendamenteve mbetet i hapur", theksoi Nexhati Jakupi, BDI.

Grupi punues takimin e radhës do ta mbaj gjatë ditës së nesërme. Ndryshe që frytin e parë nga puna e tyre anëtarët do ta parashtrojnë në kuvend në seancën plenare të caktuar për më 23 shtator. Bedri Rexhallari