Nishani- Ramës: Heqja e fotos time nuk është serioze

2015-08-21 0

"Heqja e fotos nuk është punë është gjest, nuk kërkon lodhje, fantazi, presidenti pret nga kryeministri të bëjë punë e jo gjeste"- ky ishte reagimi i tepër i indinjuar i presidentit Bujar Nishani dy ditë pasi kryeministri Edi Rama mori vendimin për heqjen nga institucionet të portretit të Presidentit të Republikës dhe në vend të tij vendosjen e fotos së Ismail Qemalit.

"Është padëgjuar më parë që një kryeministër ta nisë punën e tij me heqjen e fotos së presidentit të vet. Nuk ka ndodhur në asnjë vend, nuk duhet të ndodhë, nuk është serioze, por heqja e fotos nukë shtë punë është gjest dhe si i tillë nuk kërkon angazhime është i kollajtë nuk kërkon lodhje, fantazi, inteligjejcnë dhe presidenti pret nga kryeministri të bëjë punë dhe jo gjeste.
Është padëgjuar më parë që një kryeministër ta nisë punën e tij me heqjen e fotos së presidentit të vet. Nuk ka ndodhur në asnjë vend, nuk duhet të ndodhë nuk është serioze, por heqja e fotos nukë shtë punë është gjest dhe si i tillë nuk kërkon angazhime është i kollajtë nuk kërkon lodhje, fantazi, inteligjecë dhe presidenti pret nga kryeministri të bëjë punë dhe jo gjeste"- tha Nishani.

Presidenti shkon më tej duke thënë se Kushtetuta ngarkon presidentin si figurë e Presidentit si përfaqësues i bashkimit të shqiptarëve dhe se historia është histori dhe serioziteti ndaj shtetit është seriozitet.

"Natyrisht që Kushtetuta përcakton që presidenti është kreu i shtetit. Në Republikën e Shqipërisë Kushtetuta i ngarkon Presidentit përfaqësimin e unitetit të popullit. S'ka diskutimi që që Ismail Bej Vlora është figurë e madhe, por historia është histori dhe serioziteti ndaj shtetit është seriozitet ndaj shtetit. E rëndësishme është që Kushtetuta do të mbrohet me çdo rast, por sforcimet për ta vendosur presidentin përballë si kundërshtar politik nuk janë të shëndetshme. Shqiptarët kanë nevojë për bashkim, jo përcarje, kontribute, punë, zhvillim ekonomik, presidenti do të jetë gjithmonë në shërbim të unitetit , mbrojtjes së Kushtetutës. Për fat të mirë Shqipëria i ka të konsoliduar mekanizmat e mbrojtjes së Kushtetutës."

Reagimi i Presidentit Nishani erdhi sot pas pyetjes së një gazetareje e pranishme në konferencën e përbashkët të 4 Presidentëve të rajonit që u zhvillua në Durrës. Ky ishte takimi i V Rajonal i Presidentëve të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Free Traffic Exchange