Partitë politike u zotuan sot përmes një memorandumi, se do të përkushtohen në zbatimin e kritereve dhe reformave për integrimin e vendit në BE. Po ashtu, ato do të shmangin veprimet që mund të cenojnë procesin integrues të vendit. 17 subjektet politike pjesëmarrëse në parlament firmosën sot Memorandumin për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, i cili parashikohej me Marrëveshjen politike të 1 marsit. Të vetmet që refuzuan të vendosnin firmat e tyre në këtë dokument ishin PDSH-ja dhe Partia Liberale.
"U zotuam që të zhvillojmë dialog të ndërsjellë, të shfaqim mirëkuptim, tolerancë dhe të gjithë së bashku, të përpiqemi t'i shmangim ato tema dhe çështje që mund ta pengojnë integrimin e Maqedonisë në BE"
Për opozitën, ky zotim nuk duhet të mbetet vetëm në letër, por të zbatohet në praktikë", tha Silvana Boneva, deputete e VMRO DPMNE-së.
"Edhe pse ky memorandum paraqet kthim simbolik të Maqedonisë në rrugën e duhur, kjo nuk do të thotë asgjë, nëse nuk tregohen rezultatet që duhen arritur me vepra. Ndaj, me rëndësi është se çfarë do të bëjmë që Maqedonia të ecë me hapa të mëdhenj drejt zbatimit të këtyre interesave jetësore kombëtare", d deklaroi Oliver Spasovski, deputet i LSDM-së.
"Nuk kam për qëllim që me firmosjen e një dokumenti të tillë të vendos asistenca për mungesë të ndërgjegjes demokratike. Për ne, asnjë dokument nuk është letër tualeti, prandaj ne firmosim vetëm ato që mendojnë se do të zbatohen në Maqedoni", u shpreh Ivon Veliçkovski, PL
Për opozitën shqiptare, qeveria e dëshmoi më së miri me bllokimin e kufirit me Kosovën, faktin që nuk është e orientuar drejt euro-integrimeve.
"Sjelljet e kësaj qeverie para disa ditësh posaçërisht nëse kemi parasysh çështjen me kufirin e Kosovës, dhe normalisht shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë me fqinjët tonë, nuk lejnë hapësirë për të besuar se kjo qeveri dhe kjo maxhorancë janë aq të interesuar që proceset e euro-integrimit të Maqedonisë të shkojnë ashtu siç dëshirojnë qytetarët e saj" , tha Naxhi Xhelili, RDK.
PDSH-ja i bëri thirrje BDI-së të kërkojë falje ndaj të gjithë shqiptarëve të cilëve iu pengoi qarkullimin e lirë duke bllokuar kufirin me Kosovën. Megjithatë, nga BDI-ja u kundërpërgjigjen se PDSH-ja nuk ka aspak të drejtë të bëjë kritika të tilla pasi pikërisht gjatë udhëheqjes së saj, i ngeci të gjitha proceset lidhur me Kosovën.
"BDI-ja si përcaktim bazë që kinse ka integrimin t'u kërkoj falje shqiptarëve për ngecjen totale të integrimit të Maqedonisë në BE. Kjo qeveri përfundimisht nuk është qeveri integrimi. Të mos harrojmë se me ditë të tëra kjo qeveri aplikoi bllokadë totale të kufirit me Kosovën, me çka ndaloi komunikimin e 3 milion shqiptarëve në mes tyre", u shpreh Imer Aliu, PDSH.
"Ky subjekt politik nuk ka të drejtë morale të akuzojë dhe të merret me çështjen e Kosovës sepse ajo në të gjitha periudhat ka dështuar në lidhje me Kosovën, edhe gjatë krizës të 99-ës edhe në lidhje me njohjen e Pavarësisë së Kosovës në 2007-tën deklaruan se do të njohin Kosovën atëherë...