Filloi viti i ri akademik 2013/14

2015-08-21 3

Sot, në të gjitha universitetet në Maqedoni startoi viti i ri akademik. Bëhet fjalë për ata që u regjistruan në dy afatet e para. Afati i tretë vijon ende, deri në fund të kësaj jave. Vetëm atëherë do të publikohet numri i saktë total i studentëve të rinj të regjistruar për këtë vit.

"Këtë vit, në disa nga institutet arsimore është shënuar rritje e konsiderueshme e numrit të studentëve që janë regjistruar, madje edhe në ato departamente ku kemi pasur deficite serioz. Do kisha veçuar Institutin e Kimisë në të cilin kemi 50 % më shumë studentë të regjistruar, dhe Institutin e Fizikës për të cilin jam shumë i gëzuar, pasi kemi rritje 4 herë më shumë të numrit të studentëve në krahasim me vitet e kaluara", tha Spiro Ristovski, ministër i arsimit

"Me regjistrimin në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi, ju studentë të nderuar, ju pret një detyrë serioze për të marrë dituri akademike. Duhet vetëm këmbëngulje dhe angazhim në studimet që ju keni zgjedhur!", d deklaroi Velimir Stojkovski, rektor i Universitetit Kirili dhe Metodi.

Studentët në Fakultetin e Shkencave Natyrore thonë se kanë vendosur të studiojnë në këto drejtime, për shkak të mundësisë së shpejtë të punësimit në të ardhmen.
Anketë

"Ardhmëria, me këtë fakultet, më hap më shumë dyer, prandaj dua të studioj në Fakultetin e Shkencave Natyrore, prandaj vendosa kështu".

"Gjithmonë më kanë interesuar shkencat natyrore".

"U regjistrova pasi këtë kisha dëshirë të madhe. Pastaj, edhe fakulteti është i mirë".

Në fakultete mbeten ende 10 mijë vende të lira. Ndonëse ka interesim për shkencat natyrore, nga Ministria e Arsimit thonë se kuotat në këto fakultete nuk do të zgjerohen, pasi kuadro arsimor në këto fakultete, ka mjaftueshëm! Bojana Simonoviq

Free Traffic Exchange