Korçë, 300 fëmijë të komunitetit romë, nisin shkollën pa libra

2015-08-21 0

Rreth 300 nxënës, kryesisht të komunitetit rom, të shkollës 9 vjeçare "Naim Frashëri" në qytetin e Korçës kanë nisur vitin shkollor pa tekste shkollore. Nxënësit e kësaj shkolle janë ulur në banka e shkollës vetëm me çantën në sup por pa libra brenda saj.

Sipas drejtoreshës Elsa Metko mospajisja e nxënësve me tekste shkollore ka ardhur për shkak të vonesës së fondeve nga donator të huaj dhe nga institucionet arsimore.

Ndërkohë, ka shtuar më tej Metko, bashkia e Korcës ka dhënë një fond prej 10 mijë lekësh për blerjen e teksteve shkollore.

Aktualisht ka pohuar drejtoresha Metko, stafi i kësaj shkolle po punon dhe po ndihmon nxënësit të pajisen me tekstet e vjetra për aq kohë sa të pajisen të gjithë me tekstet e reja.

Në shkollën 9-vjeçare "Naim Frashëri" këtë vit shkollor janë ulur në banka 300 nxënës kryesisht të komunitetit rom .