Ambasadori Ivon: Të mos përsëritet 24 dhjetori

2015-08-21 0

Ambasadori britanik Kristofor Ivon ka porositur klasën politike në vend që të nxjerr mësime nga ngjarjet e 24 dhjetorit në parlament. Ivon në një intervistë për Radio Evropën e Lirë tha se shpreson se të gjithë liderët politike në vend do t'i shqyrtojnë seriozisht rekomandimet që dolën nga raporti i Komisionit hetimor dhe do të bëjnë përpjekje maksimale që imazhe të tilla të mos përsëriten më.

"Çështjet kryesore nga raporti i Komisionit janë rekomandimet, ndërkaq qëllimi kryesor i miratimit të raportit për mua është që të sigurohemi se ngjarjet që më 24 dhjetor i pamë në ekranet tona televizive të mos përsëriten më. Se ekziston përpjekje nga liderët politik të të gjitha partive të bëjnë gjithçka që munden që ta mësojnë leksionin nga 24 dhjetori", tha Kristofor Ivon, ambasador i Britanisë së Madhe.

I pyetur nëse Maqedonia rrezikon të humbas rekomandimin për fillimin e negociatave me BE-në për shkak të mos përmbushjes së marrëveshjes politike të 1 marsit, diplomati britanik tha se teorikisht një gjë e tillë është e mundur.

"Shpresoj se kjo nuk do të ndodh. Teorikisht është e mundur që të mos përsëritet rekomandimi për ndonjë shtet, por nuk di për një rast të tillë se ka ndodhur për ndonjë shtet që kalon nëpër procesin e aderimit. Kjo do ishte një çështje shumë e madhe, deri më tani e paparë dhe shpresoj se Maqedoninë nuk do ta shohim në një kategori të tillë. Britania do të donte të shihte fillimin e bisedimeve, e mbështesim Këshillin të sjellë në vendim të tillë të bazuar në rekomandimet e vitit 2009", deklaroi Kristofor Ivon, ambasador i Britanisë së Madhe.

Nga ana tjetër duke komentuar mundësinë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ambasadori britanik tha se qytetarët në vend duhet të vendosin se sa shpesh duan të organizohen zgjedhjet këtu. Ivon shtoi se po të ishte ai investitor apo biznesmen do të shqyrtonte opsionet për stabilitet dhe rreziqet e mundshme. Tregues i stabilitet në një vend sipas tij mund të jetë kur një qeveri e zgjedhur mund të ushtrojë mandatin e tij deri në fund. Semra Jakupi

Free Traffic Exchange