Durrës, gjendet e vdekur edhe e ëma e një trafikanti të ekzekutuar

2015-08-21 12

Gjendet e vrarë në Durrës, 60-vjeçarja Fatmira Deda, nëna e Ervis Dedës - i ekzekutuar edhe ai rreth një vit më parë. Gruaja u gjet në garazhin e një pallati privat në rrugën "Skënderbej", e goditur me mjete të forta në kokë, që i kanë shkaktuar plagë të rëndë dhe vdekjen. Policia, e cila u njoftua për viktimën dhe kontrolloi vendin e vrasjes, hodhi dyshimet e para se vrasja e saj lidhet më vrasjen e djalit të saj, mbetur ende sot pa autor. Ervis Deda ishte i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës në vendet perëndimore.