Në mënyrë solemne është lëshuar sot në përdorim, hapja e rrugës së re në Gostivar, e cila lidh dy lagjet më të mëdha, pjesën qëndrore të qytetit dhe rrugën regjionale. Projekti ka filluar dy muaj më parë, ndërsa për ndërtimin e kësaj rruge u rrënuan dhjetra objekte ndihmëse banimi me lejen e vetë qytetarëve. Kreu i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, gjat lëshimit ën përdorim të kësaj rruge, edhe një herë ka falenderuar banorët për gatishmërinë e tyre për të sakrifikuar pronat e tyre në të mirë të qytetit.
"I falenderoj gjith banorët e lagjes që vullnetarisht lëshuan pronat e tyre, që të hapet rruga, dhe ne ashtu sic premtuam edhe pse puna në teren na doli ndryshe. Kanalizimi nuk ka qenë i rregulluar ashtu si duhet dhe ne i ndërruam edhe gypat e kanalizimit edhe ujsjellësin, me cka hapëm rrugën bëmë trotuaret dhe asfaltimin e rrugës", tha Nevzat Bejta.
Banorët e dy lagjeve kanë përshëndetur komunën për këtë investim, duke kërkuar që projekte të këtilla të realizohen edhe në të ardhmen.
"Për ne është benefit i madh, ka fituar qyteti kemi fituar ne", tha një banor.
"Më në fund ja arritëm qëllimit u bëm edhe ne pjesë e qytetit", deklaroi një tjetër banor.
Projekti në fjalë është realizuar nga firma "Magnum" e Gostivarit, ndërsa shuma totale e tij arrin rreth 200 000 euro. Përveç asfaltimit, në këto punime janë ndërruar edhe gypat e ujit që kan qenë të asbestit si dhe kanalizimi. Bashkim Sulejmani